Telenews

Gjilani ndahet ‘keq’ në udhëtim te Ferizaji

Xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës ka vazhduar edhe sot me dy ndeshje interesante, në Ferizaj e Prishtinë.

Në Ferizaj, klubi me po të njëjtin emër ka triumfuar ndaj Gjilanit, duke e kthyer me këmbë në tokë pas fitores në derbi javën e kaluar.

Të besuarit e Arsim Abazit triumfuan 3-1, shkruan “Gazeta Express”.

Golat për vendasit i shënuan Mosolin, Cakolli e Sadriu, derisa për Gjilanin shënoi Edi Basa.

Me këtë fitore, Ferizaj ka 20 pikë në vendin e tetë, dy më shumë se Llapi në vendin e nëntë.

Gjilani zë pozitën e gjashtë me 21 pikë.

Të ngajshme

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj

Michel Platini, lojtari i parë që e fitoi tri herë radhazi “Topin e Artë” –

KushtrimGuraj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj