Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka folur pas humbjes 2:0 nga Anglia.
Ai fillimisht tha se me inkuadrimin e Brojës patën disa raste.
“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikësim. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit”, deklaroi Gjimshiti pas ndeshjes.
Ai po ashtu përshkroi rastin e golit të dytë të pësuar, me finalizimin e Harry Kane pas një gabimi të Arlind Ajetit.
“Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, përmendi kapiteni kuqezi.