Telenews

Gjini pas takimit me Costan: BE-ja dhe NATO janë e vetmja rrugë strategjike për Kosovën

Kryetari i Aleancës njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi, ka riafirmuar pozionin e palëkundur të Aleancës për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

“Për ne, Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten adresa e vetme dhe e paalternativë strategjike. Kosova ka ende shumë detyra dhe reforma për të përmbushur në procesin e integrimit, prandaj na duhen institucione të forta dhe stabile. Vendi ynë ka humbur mjaft kohë pa institucione funksionale. Tani, presim rezultatin e zgjedhjeve të këtij vikendi për të parë se si do të ecim përpara me një plan të qartë pune për të ardhmen”, ka shtuar Gjini.

Të ngajshme

Sulm i dyshuar kibernetik godet frigoriferët e dyqaneve në disa vende evropiane

Rrezarta Ramaj

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj