Telenews

GJND-JA URDHËRON RUSINË TË NDALË PUSHTIMIN E UKRAINËS, PORSE A DO TË NDODHË KJO?

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka urdhëruar Moskën të ndalojë menjëherë pushtimin e saj në Ukrainë, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur justifikimin e saj për luftë.
Gjatë një seance dëgjimore, të mërkurën, gjykata vendosi se nuk kishte prova për të mbështetur pretendimet ruse se Ukraina po kryente gjenocid në rajonet e Luhansk dhe Donetsk, me çka Moska e ka justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë.
“Federata Ruse duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake të nisura më 24 shkurt të vitit 2022 që kanë si qëllim dhe objektiv të deklaruar parandalimin dhe ndëshkimin e një gjenocidi të pretenduar në Luhansk dhe Donetskoblasts të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Gjykata gjithashtu bëri thirrje që forcat e tjera të mbështetura ose të kontrolluara nga Moska të ndërpresin operacionet e tyre ushtarake dhe që Rusia të përmbahet nga përkeqësimi i mosmarrëveshjes.
Ukraina ka dorëzuar ankesë kundër Rusisë, më 26 shkurt, në bazë të Konventës së vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Ajo i kërkoi GJND-së të diskutonte mbi pretendimet ruse se Ukraina po kryente gjenocid në Donbas.

Të ngajshme

Nard Ndoka: Edi Rama e urren Kosovën, zgjedhjet sot do t’i fitojë Berisha

Valjeta Turkaj

Motoçiklistë me flamuj serb defilojnë në rrugën Gjakovë-Prishtinë duke provokuar qytetarët – Nuk i ndalen kontrollit të Policisë

Valjeta Turkaj

Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

Valjeta Turkaj