Telenews

GJONBALAJ: KEMI REPARTE TË SPITALEVE QË JANË DUKE U MBYLLUR NË MUNGESË TË PERSONELIT

“Është shqetësuese sepse mjekët po ikin, po ikin qoftë jashtë qoftë n sektorin privat… Kemi reparte që janë duke u mbyllur në mungesë të personalit, në Gjakovë në Pejë, në Gjilan janë raportime që bëjnë mjekët në repartet që janë të planifikuara për të dalë ne pension dhe janë duke u mbyllur. Realisht ne kemi bërë vazhdimisht kërkesa dhe kemi mbajtur tryeza të rrumbullakëta  në lidhje me këtë fenomen megjithatë politikë bërja akoma ka ngecur. Ne kemi statistika qe 4 vitet e fundit ikja e mjekëve është mjaftë shqetësuese, nuk ka rëndësi kush ka qenë në pushtet sot e kush nesër po kush ka qenë dje, e rëndësishme është që të gjejnë një rrugë dhe të bëjnë zgjidhje, ne punojmë në kushte të rënda të punës, ofrojmë shërbime pastaj të përgjysmuara sepse automatikisht pacienti ka me marrë atë barrë dhe jemi duke ikur, po punojmë me lëmoshë” ka thënë ai.
I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Gjonbalaj është shprehur se anesteziologjia është sektori më i atakuar i ikjes së mjekëve nga Kosova, ku sipas tij Kosova ka mbi 100 anesteziolog të specializuar i cili është një numër shumë i vogël.
“Në dhjetëvjeçarin që jemi, janë mbi 1mijë 300 mjekë që dalin në pension  dhe ne nuk po i zëvendësojmë…Specializantë që janë duke ikur më së shumti janë nga fusha e anesteziologjisë e cila është bërë fusha më e prekur dhe në mungesë të vazhdueshme të mjekëve. Pra anesteziologji është sektori më i atakuar në ikje qoftë të brendshme qoftë të jashtme. Kosova ka mbi 100 anesteziolog të specializuar i cili është një numër shumë i vogël”, ka shtuar më tutje Gjonbalaj në Tëvë1.

Të ngajshme

Nga e marta rikthehet pluhuri saharian në Kosovë

FSSh pagoi borxhe mbi 23 milionë Euro në vitin 2023, afër 18 milionë spitaleve në Turqi

Pagjakësia si pasojë e çrregullimeve menstruale: Simptomat, trajtimi dhe komplikimet