Trajneri Malsor Gjonbalaj ka theksuar se i ka parë vetëm sekuencat, por thotë se portieri i Dukagjinit ka bërë një lëshim profesional.
“Diçka e çuditshme ka ndodhë. Ajo çka bëri portieri i Dukagjinit ka qenë një lëshim drastik profesional, një gol të tillë s’kam pa asnjëherë në karrierë. Veprim i çuditshëm, cilësitë e tij si portier vihen në mëdyshje”, tha Gjonbalaj në emisionin VAR në Tëvë1.

