Telenews

Gjuajti me armë në një aheng familjar në Shtime – Policia i gjen revole, kallashnikovë në shtëpi të dyshuarit

Një person ka gjuajtur me armë zjarri dje në fshatin Godanc i Epërm në Shtime.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur revole, fishekë dhe një armë AK-47.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në një aheng familjar është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 3 revole me gas, një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj