Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmë para mesnate në fshatin Greme të Komunës së Ferizajt.
Persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të një personi i cili ka marrë plagë nga arma e zjarrit.
Viktima menjëherë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Policia po heton rastin si vrasje në tentativë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
“Greme, Ferizaj / 26.08.2024 – 23:15. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

