Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se Dritan Abazoviq ka vetëm diçka të mirë te vetja dhe ajo është prejardhja shqiptare
“E kam thënë dhe e përsëris: e vetmja gjë me vlerë tek ai është se ai është shqiptar”.
Kështu ka thënë ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanivoq, për kryeministrin në largim i cili ka prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, duke theksuar se një ditë, Abazoviq, do të mbajë përgjegjësi për tradhti për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Gjukanoviq tha se Abazoviqi ndihet i nderuar me këtë nënshkrim edhe pse sipas tij një nënshkrim i tillë përbën tradhti.
“I humbur pikërisht për shkak të asaj ligësie historike për të cilën ai mburret. Besoj se nuk është e largët dita kur Abazoviq do të mbajë përgjegjësi për tradhti të lartë, jo vetëm politikisht. Për atë që i vjen turp një njeriu të zgjuar, Abazoviq është padyshim krenar për këtë. Ai nuk e sheh se ai është i turpëruar politikisht për të gjitha kohërat”, ka thënë Gjukanoviq.

