Telenews

Gjykata i thotë jo kërkesës së mbrojtjes për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj Krivaqës dhe Sejdiut

Gjykata Themelore në Ferizaj pritet të ketë shqyrtimin e radhës për rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit në gusht të vitit 2021.

Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Gentiana Hoxha, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

“Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve. Mbrojtja ishte ankuar dhe gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën për hedhjen e aktakuzës, tani pritet shqyrtimi i radhës të mbahet kur e cakton gjyqtari i rastit”, ka thënë Hoxha për KlanKosova.

Më 14 korrik kur ishte mbajtur seanca fillestare për rastin në fjalë, Krivaqa është mbrojtur në heshtje, ndërsa Sejdiu ishte deklaruar i pafajshëm.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale vrasje e rëndë, dhunim dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 22 shtator

Rrezarta Ramaj

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi