Gjykata ia ndalon Rexhepit që t’i afrohet Jasharajt
Gjykata ka refuzuar vendosjen e masës së paraburgimit ndaj Musli Rexhepit për të cilin dyshohet se tentoi ta sulmonte kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë.
Për Jasharajn, gjykata ka vendosur masë sigurie duke ia ndaluar Rexhepit që t’i afrohet atij, transmeton Telenews.al
Sipas gjykatës, nëse Rexhepi e shkel këtë masë sigurie, atëhërë atij do t’i caktohet masa e paraburgimit.