Telenews

Gjykata merr vendim ndaj personit që dyshohet se ia dogji garazhin gazetarit të RTK-së

Pak ditë më parë një person ia vuri flakën garazhës së shtëpisë së gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi. Personit të dyshuar për kërcënim ndaj gazetarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit A.L (42-vjeçar), nën dyshimin se ia dogji garazhin redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi.Ndryshe, rasti ndaj gazetarit Selimi kishte ndodhur të enjten në mbrëmje, të cilin e kishte bërë të ditur vetë Selimi përmes një postimi në Facebook.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj