Telenews

Gjykata në Prizren i cakton kaq kohë paraburgim shtetasit turk që vrau vajzën

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me incialet M.G., shtetas turk, i dyshuar për kryerjen e tri veprave penale.

Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Paraburgimi do të zgjasë deri më 5 qershor 2025.

Gjyqtarja e procedurës, Shpresa Emra, ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme për shkak të rrethanave të rënda të veprave, të cilat dyshohet se janë kryer brenda ambientit familjar, si dhe për shkak të vendosmërisë së të pandehurit për t’i kryer ato.

Po ashtu, është theksuar se i pandehuri nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë dhe ekziston rreziku i arratisjes, çka justifikon mbajtjen e tij në paraburgim për të siguruar prezencën në procedurat e mëtejme hetimore.

Gjykata ka theksuar se këto janë dyshime fillestare dhe vërtetësia e tyre do të vlerësohet në fazat e mëvonshme të procedurës penale.

Të ngajshme

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

Rrezarta Ramaj

Maliqi: Tranzicioni demokratik në Kosovë e Shqipëri është në udhëkryqin më të madh që nga vitet ’90’të

Yllka Gashi

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Yllka Gashi