Telenews

Gjykata Supreme vendos se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në kryeqytet

Gjykata Supreme ka vendosur që `Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave` në Prishtinë të mbetet në fuqi, duke rrëzuar kërkesën e Komunës për pezullimin e saj. Sipas rregullores, faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen në Kompaninë Rajonale të Menaxhimit “Pastrimi”, jo në komunë.

Supremja e ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për masën e përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të ‘Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave’, të ndryshuar më 5 dhjetor 2024 dhe publikuar më 31 dhjetor 2024.

Rregullorja përcakton që faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në Kompaninë Rajonale të Menaxhimit “Pastrimi” Sh.A., dhe jo në Komunën e Prishtinës, siç kishte kërkuar kjo e fundit më 5 shkurt 2025.

Në vendimin e gjykatës theksohet se “të ndalohet prodhimi i efekteve juridike të Rregullores” nuk ka bazë ligjore dhe pezullimi i zbatimit të aktit nënligjor nuk mund të bëhet pa vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e tij.

Me këtë, gjykata rrëzon pretendimin e komunës për ndërprerjen e efekteve juridike të rregullores derisa të vendoset meritorisht për padinë.

Aktgjykimi është i prerë dhe hyn në fuqi menjëherë pas komunikimit me palët.

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Në këtë orë falet Kurban Bajrami

KushtrimGuraj