Telenews

Gjyqtari vdes pasi u sulmua nga lojtarët dhe tifozët

Një gjyqtar ka vdekur nga gjakderdhja e brendshme pasi u sulmua nga lojtarët dhe tifozët për të treguar një karton të kuq.

Jose Arnoldo Amaya, 63 vjeç, ndërroi jetë në fundjavë pas incidentit tronditës në El Salvador.

Sipas Marcas, gjyqtari po drejtonte një ndeshje amatore në stadiumin Toluca në Miramonte.

Por skenat u kthyen të shëmtuara kur Amaya i dha kartonin e dytë të verdhë një lojtari agresiv.

Huligani iu drejtua menjëherë zyrtarit, i cili kishte 20 vite përvojë si arbitër.

Dhe kjo shkaktoi skena skandaloze dhune teksa Amaya u rrah brutalisht nga shokët e skuadrës së lojtarit dhe tifozët e tyre. /Gazeta Express/

The post Gjyqtari vdes pasi u sulmua nga lojtarët dhe tifozët appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Hakmarrje për Vlahovic, Juventus transferon yllin e Milanit

KushtrimGuraj

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës kërkohet nga Lyoni

KushtrimGuraj

Anthony Joshua lëndohet në një aksident në Nigeri, vdesin dy persona

KushtrimGuraj