Telenews

Goditet për vdekje këmbësori në Sllatinë

perse-nga-goditja-me-veture-viktima-mbetet-pa-kepuce?

Është goditur për vdekje një person në rrugën kombëtare Prishtinë-Pejë, specifikisht në fshatin Sllatinë.

Këtë e konfirmoi për Insajderin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se një këmbësor është evidentuar pa shenja jete në vendngjarje, dhe se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor”.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se  këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ngasësi i makinës, siç bën të ditur zëdhënësi, është shoqëruar për në polici.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla”.

Të ngajshme

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj