Telenews

Gola pa penallti – Gyokeres i lë gojë hapur të gjithë në Ligën Premier

gola-pa-penallti-–-gyokeres-i-le-goje-hapur-te-gjithe-ne-ligen-premier

Viktor Gyokeres ishte protagonisti kryesor në fitoren 4-1 të Arsenal ndaj Tottenham në sezonin 2025/26 të Ligës Premier.

Sulmuesi suedez realizoi dy gola në derbin londinez, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për skuadrën e tij dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon gjatë vitit 2026.

Që nga fillimi i vitit të ri, Gyokeres ka shënuar pesë gola pa përfshirë penalltitë në ndeshjet e kampionatit.

Me këtë shifër, ai renditet në krye të listës së golashënuesve për këtë metrikë gjatë vitit 2026.

Në të njëjtin nivel me të janë edhe Joao Pedro i Chelseat dhe Igor Thiago i Brentford. Të dy kanë realizuar gjithashtu nga pesë gola pa penallti në Ligën Premier gjatë vitit 2026.

Ndërkohë, në pesëshen më të mirë renditen edhe Benjamin Sesko i Manchester United dhe Antoine Semenyo i Man City me katër gola.

Forma e Gyökeres në javët e fundit ka qenë vendimtare për Arsenalin, duke e kthyer atë në një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit në këtë fillimvit. /

Të ngajshme

Blerja e Edon Zhegrovës dhe një sulmuesi tjetër mund t’i kushtojnë drejtuesit të Juvenusit me vendin e punës

KushtrimGuraj

S’i eci as në Shqipëri, Nuhiu shkarkohet nga Tirana

Rrezarta Ramaj

Aksident tragjk në Austri, kushëriri i Valon Berishës humb jetën – mesfushori kosovar i dha ndihmën e parë

Valjeta Turkaj