Telenews

Google Maps do ta ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës” për përdoruesit amerikanë

google-maps-do-ta-ndryshoje-emrin-e-“gjirit-te-meksikes”-ne-“gjirin-e-amerikes”-per-perdoruesit-amerikane

Shërbimi i hartave dixhitale dhe navigimit Google Maps do ta ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës”, sapo të përditësohet në Sistemin e Emërtimeve Gjeografike të Shteteve të Bashkuara, njoftoi kompania të hënën me një postim në rrjetin X.

Ky ndryshim do të bëhet për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, por emërtimi do të vazhdojë të jetë “Gjiri i Meksikës”, për përdoruesit në Meksikë. Për personat që nuk gjenden në këto dy vende, do të shfaqen të dyja emërtimet.

Departamenti i Brendshëm i administratës së Presidentit Trump tha të premten se e ka ndryshuar zyrtarisht emrin e Gjirit të Meksikës, në Gjirin e Amerikës, si dhe malin Denali të Alaskas, në Malin McKinley.

Logoja e kompanisë Google në Mountain View të Kalifornisë
Logoja e kompanisë Google në Mountain View të Kalifornisë

Shërbimi Google Maps, që është në pronësi të kompanisë Alphabet (Google), do ta bëjë ndryshimin edhe për Malin McKinley.

Presidenti Donald Trump urdhëroi ndryshimin e emrave, në vazhdën e një serie urdhërash ekzekutivë, disa orë pasi mori detyrën një javë më parë, duke përmbushur kështu premtimet e bëra gjatë fushatës.

“Siç është udhëzuar nga Presidenti, Gjiri i Meksikës do të njihet tashmë zyrtarisht si Gjiri i Amerikës dhe maja më e lartë e Amerikës së Veriut do të mbajë sërish emrin Mali McKinley”, u shpreh në një deklaratë javën e kaluar Departamenti i Brendshëm./voa

Të ngajshme

AIP kërkon nga KQZ dhe partitë politike që të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë zgjedhjeve

KushtrimGuraj

Në gjendje të dehur dëmtoi qëllimisht me traktor objektin e “TV Syri”, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

KushtrimGuraj

Ky është linku ku mund të shikoni pjesëmarrjen në votime në tri orare dhe rezultatet preliminare

KushtrimGuraj