Telenews

Google Messages merr aftësinë për të reaguar me emoji në mesazhet e pranuara

google-messages-merr-aftesine-per-te-reaguar-me-emoji-ne-mesazhet-e-pranuara

Një ditë pasi u zbulua se Apple po merr meritat e Google duke shtuar reagimet iMessage në Android, aplikacioni Messages ka filluar të nxjerrë aftësinë për të lënë reagime në tekstet SMS, gjë që tashmë është e mundur me RCS.

Në mes të vitit 2020, Google e shpalosi aftësinë për dërgimin e reagimeve në RCS njëjtë si iMessage. Kur ju pranoni një mesazh RCS, duke e mbajtur atë të shtypur ju lejon të reagoni me një nga shtatë emojit, duke përfshirë gishtin lart/poshtë dhe një sërë shprehjesh të fytyrës.

9to5google raporton se tani i kanë pranuar 2 raporte nga përdoruesit e Google Messages të cilët thonë se ishin në gjendje të bënin reagime në mesazhe, përcjell Telegrafi.

Njëjtë si me RCS, ju vetëm e shtypni mesazhin për t’i marrë të shtatë reagimet, të cilat mbesin të pandryshuara.

Nëse marrësi i SMS është duke përdorur Google Mesagges, reagimi shfaqet vetëm në këndin e poshtëm djathtas.

Dizajni i ri i Google është më i bukur dhe më i dallueshëm vizualisht se ekuivalenti i iPhone, i cili dërgon vetëm një përshkrim teksti në vend të një emoji.

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi