Një analizë e versionit beta të Google Play Services 26.32.31 tregon se së shpejti mund të vijë një opsion i ri që do të lejojë ruajtjen e më shumë të dhënave të telefonit në cloud.
Aktualisht, backup-i automatik online ruan kryesisht fotografitë, videot, disa të dhëna të përdoruesit dhe konfigurimet, por jo gjithçka. Disa aplikacione kanë të dhëna të koduara që nuk mund të ruhen, ndërsa nuk ekziston opsioni për të ruajtur direkt përmbajtjen e folderëve si “Downloads”.
Sipas kodit të versionit beta, Google duket se po zhvillon një mundësi për të backup-uar folderin “Downloads” dhe ndoshta edhe të tjerë. Të gjitha të dhënat do të ngarkohen në Google Drive, ndërsa një referencë tek “documents” sugjeron se mund të zgjidhen vetëm lloje të caktuara skedarësh.