Telenews

Google së shpejti do të prezantojë modalitetin AI si parazgjedhje në kërkim

google-se-shpejti-do-te-prezantoje-modalitetin-ai-si-parazgjedhje-ne-kerkim

Google së shpejti mund të bëjë një nga ndryshimet më të mëdha në motorin e saj të kërkimit deri më sot, dhe kjo është futja e inteligjencës artificiale si mënyra e parazgjedhur për të shfaqur rezultatet.

Në fakt, Logan Kilpatrick, menaxher produkti për Google AI Studio, iu përgjigj një përdoruesi në rrjetin social X i cili pyeti se kur “AI Mode” do të bëhej modaliteti i parazgjedhur. Përgjigja e tij e shkurtër ishte: “së shpejti”, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ky mesazh ka shkaktuar shumë spekulime, zëvendëspresidenti i Google Search, Robby Stein, u përpoq ta qetësonte publikun duke thënë se kompania aktualisht po punon për ta bërë modalitetin AI lehtësisht të disponueshëm për këdo që e dëshiron, por se nuk duhet “të lexohet shumë midis rreshtave”.

Të ngajshme

25 milionë euro gjobë për TikTok-un në Brazil, “nuk u mbrojtën” të dhënat e fëmijëve –

KushtrimGuraj

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi