Telenews

Google sjellë funksionin që tregon nëse një video është e rreme

Kudo në internet, përdoruesit hasin në imazhe dhe video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AI), të cilat shpesh është gjithnjë e më e vështirë t’i dallojnë nga ato të vërteta. Për t’i ndihmuar përdoruesit në këtë sfidë, Google ka krijuar një mjet të ri.

Funksioni i ri është integruar brenda aplikacionit Gemini dhe synon të detektojë nëse një video është krijuar apo modifikuar me ndihmën e AI-së.

Tani, përdoruesit mund të ngarkojnë një video direkt në aplikacion dhe të pyesin: “A është kjo gjeneruar nga AI?”

Gemini analizon pjesët audio dhe vizuale të videos duke kërkuar shenja të quajtura SynthID, një markë e padukshme e vendosur në materialet e gjeneruara nga AI.

Pas përfundimit të analizës, përdoruesi merr një përgjigje që tregon se cilat pjesë të videos përmbajnë elemente të gjeneruara nga AI. Për shembull: “SynthID u zbulua në regjistrimin audio nga sekonda 10 deri në 20. Nuk u gjet SynthID në pjesën vizuale.”

Kjo mundësi e verifikimit të videove ishte paralajmëruar më herët gjatë prezantimit të modelit Nano Banana Pro, dhe tani Google po e ofron atë sipas premtimit.

Verifikimi i imazheve dhe videove është i disponueshëm në të gjitha gjuhët dhe vendet ku aplikacioni Gemini mbështetet. Fajllat e ngarkuar mund të jenë deri në 100 MB dhe deri në 90 sekonda kohëzgjatje.

Të ngajshme

Shikoni çfarë ofrojnë aplikacionet e reja në BMW

KushtrimGuraj

VW: E ardhmja është elektrike

KushtrimGuraj

Kim Kardashian në Fortnite

KushtrimGuraj