Telenews

Grabitje e armatosur në Gjakovë: Të shtëna me armë zjarri në një lokal, plagoset një person –

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjakovë, ku një grabitje e armatosur është përcjellë me të shtëna me armë zjarri, duke lënë të lënduar një person.

Sipas saj, informacioni është pranuar rreth orës 17:00, për një grabitje në një objekt afarist në rrugën “Sylejman Hadum Aga”.

“Rreth orës 17:00, Policia ka pranuar informacion përmes linjës zyrtare telefonike lidhur me një grabitje të ndodhur në një objekt afarist, në rrugën ‘Sylejman Hadum Aga’ në Gjakovë, gjatë së cilës kishte të shtëna me armë zjarri ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi për Sinjalin.

Ajo bëri të ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Të ngajshme

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Serbia nesër e konstituon Kuvendin, kryetari i ri do të jetë edhe ushtrues detyre i presidentit

Rrezarta Ramaj

Beyoncé shënon historinë e çmimeve Grammy si artistja e parë me 100 nominime

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…