Telenews

Grabitje e armatosur në Prishtinë (FOTO)

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për Paparacin se grabitja ka ndodhur rreth orës 08:30.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Të ngajshme

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj

Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua

KushtrimGuraj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj