Telenews

Gratë deputete do të bëjnë sot homazhe te busti i Albright

Deputetet e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë sot homazhe te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madaleine Albright, e cila vdiq dje.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Media e Kuvendit të Kosovës.
“Sot, Grupi i Grave Deputete bën homazhe te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madaleine Albright. Koha: 10:00”, thuhet në njoftim.
Albright ishte figurë qendrore në administratën e presidentit Bill Clinton. Në mandatin e parë të presidentit Clinton, ajo shërbeu si ambasadore në Kombet e Bashkuara, ndërkaq në mandatin e dytë u emërua sekretarja e 64-të e Shtetit.
Përveç që shtyri përpara ndërhyrjen e aleancës ushtarake të NATO-s në Kosovë, gjatë mandatit të saj si sekretare ajo ka avokuar për zgjerimin e kësaj aleance, ka punuar në reduktimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe ka punuar në të drejtat e njeriut dhe demokracinë në mbarë botën.
Për shkak të punës së saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 ishte nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.
 

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani