Telenews

Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmeti i fuqishëm

Një tërmet 5.1 Rihter ka ndodhur në orën 21:58 të së enjtes, në pjesën jugore të prefekturës së Heraklionit, Kretë.

Epiqendra ishte 7 km në jug-jugperëndim të Moiras të Heraklion dhe thellësia fokale është 8.9 kilometra.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare vlerëson magnitudën e lëkundjes në 5 gradë dhe thellësinë fokale në 10 kilometra.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Kretën lindore. Mediat lokale raportojnë se banorët në zonë dolën në rrugë të frikësuar.

Ndërkohë, edhe mbrëmjen e së mërkurës, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.2 ballë./

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj