Telenews

Gruaja që braktisi fëmijët tha se nuk kishin raporte as intime me burrin e saj, nis të jetojë me një person në Pejë

Një konflikt familjar ka ndodhur që disa ditë në një shtëpi në rrugën “Ali Demaj”, ku plasi sherri pasi gruaja braktisi fëmijët dhe burrin e saj dhe shkoi të jetojë me një person tjetër. Prokuroria ka nisur hetimet për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve’’, ndërkohë që dëshmi ka dhënë edhe gruaja, në cilësinë e të dyshuarës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti ka ndodhur më 3 shtator, kur fillimisht gruaja ishte larguar nga shtëpia në orët e mëngjesit dhe është nisur për në fshatin Beran të Pejës, te shtëpia e një personi tjetër, me të cilin ka vendosur të bashkëjetojë.

Pas marrjes se informacioneve për braktisjen e fëmijëve, Policia ka ftuar të dyshuarën për të dhënë deklaratë në lidhje me rastin. Sinjali mëson e bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, ajo ka qenë e martuar me bashkëshortin e saj për 11 vite martesë, por raportet mes tyre sipas saj nuk kanë qenë të mira. Madje, në dëshminë e saj, ajo ka përmendur edhe mungesën e marrëdhënieve intime me burrin e saj, arsye këto që e kanë shtyrë t’i ndajnë rrugët.

Të njëjtat burime thonë se fëmijët që i ka lënë e dyshuara janë të moshave nga 4 deri në 10 vjeç, të cilët tashmë ndodhen në shtëpinë e babait të tyre.

Gjithë ky rast e ka tronditur burrin, kur e kuptoi nga familja e gruas se kjo e fundit nuk kthehet më në atë shtëpi, pasi tashmë do të jetojë me një burrë tjetër.

Gjatë intervistimit, ajo po ashtu ka deklaruar se fëmijët e saj nuk i ka braktisur dhe se do të kujdeset për ta, por jo edhe të jetojë me babain e tyre, vendim ky që e ka konsideruar të duhur.

Lidhur me rastin, janë deklaruar edhe nga policia dhe kanë konfirmuar inicimin e rastit dhe hetimin në procedurë të rregullt ndaj të dyshuarës.

Të ngajshme

Dita Ndërkombëtare e Jo-Dhunës

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 2 tetor

Rrezarta Ramaj

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Rrezarta Ramaj