Telenews

Guvernatorja e IOWA-S priti në takim kryeministrin Kurtin

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për marrëdhënien speciale në mes Kosovës dhe Iowa-s, si dhe kontributin për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të orientuar drejt vlerave perëndimore.
“U bisedua për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve. U tha se shembulli i bashkëpunimit ushtarak duhet të vazhdohet në fushën civile, duke fuqizuar partneritetin edhe në ekonomi, bujqësi e arsim. U veçua fillimi i shërbimeve konsullore në këtë shtet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në veçanti u vlerësua partneriteti në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe qëllimi afatgjatë për zhvillimin e ngritjen e mëtejme të saj dhe përafrimin e kushteve për anëtarësim në NATO.
“Kryeministri theksoi se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe se do te vazhdojë të jetë kontribuese për sigurinë në rajon dhe botë, në mbrojtje të paqes dhe vlerave demokratike, përkrah aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet më tej.
Në këtë takim, morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku.

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi