Telenews

Hajnat e maskuar futen në një shtëpi në Ferizaj – pronarja raporton se iu vodhën 30 mijë euro ari dhe një Beretta –

Një vjedhje e rëndë me dëm të konsiderueshëm është raportuar në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë stoli ari në vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh, si dhe një armë, mëson Sinjali.

Burimet e bëjnë të ditur se rastin në Polici e ka raportuar V.H. rreth 45-vjeçare e cila ka deklaruar se persona të panjohur i kishin hyrë në shtëpi dhe i kishin vjedhur stoli ari në vlerë rreth 30 mijë euro.

Përveç stolive, sipas deklarimit të saj, është marrë edhe një Beretta me leje, vlera e së cilës është rreth 1,800 euro.

Pamjet e kamerave të sigurisë pritet të jenë një nga provat kryesore për hetuesit. Sipas ankueses, në incizime shihen dy persona të maskuar duke hyrë në shtëpi dhe duke marrë gjërat me vlerë.

Policia është njoftuar për rastin më 11 gusht, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e Forenzikës Rajonale, të cilët kanë nisur veprimet për identifikimin e autorëve.

Rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

Të ngajshme

Flakët përfshijnë një shtëpi në Carralevë – rreth 35 mijë euro dëme, Policia e heton si zjarrvënie –

KushtrimGuraj

Gruaja denoncon bashkëshortin në Prishtinë: “Më goditi me shishe” – pretendon se dhuna kishte ndodhur edhe më parë –

KushtrimGuraj

Përditësohen të dhënat, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për hyrje/daljet nga Kosova –

KushtrimGuraj