Telenews

Hajnat hyjnë në shtëpinë e Morena Tarakut, publikon pamje nga dëmet e shkaktuara

Modelja dhe këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku është ballafaquar me një situatë të pakëndshme.

Ish-Missi që jeton në Turqi ka zbuluar se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe ka vjedhur disa bizhuteri të kushtueshme.

Pamjet i ka publikuar vet Morena në disa postime në llogarinë e saj të Instagramit, duke treguar për dëmet e shkaktuara.

“Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas”, ka shkruar Morena në postim.

Në një tjetër postim, ajo ka paralajmëruar padi ndaj rezidencës ku ka ndodhur plaçkitja e gjërave të saj.

Ndryshe, Morena aktualisht po qëndron në Prishtinë, ajo ditën e djeshme tregoi se ishte në shoqëri të reperit dhe fituesit të Big Brother VIP Kosova, Stresi.

Të ngajshme

Avokati i Zemajt kërkon ta arsyetojë sulmin e klientit të tij ndaj personit

Donat Hashani

“Kërko një javë kohë” – Tahiri publikon bisedat me Abdixhikun

Donat Hashani

Enca Haxhia feston 30-vjetorin me një super festë plot shkëlqim dhe stil!

KushtrimGuraj