Telenews

Hajnat i futen pejanit në shtëpi, vjedhin para dhe dukat

Vjedhjet e rënda po vazhdojnë të mbesin ndër veprat kriminale goxha të shpeshta në vendin tonë.

Një rast i tillë është denoncuar nga një qytetar në Komunën e Pejës, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi e gjeti shtëpinë të thyer.

Në raportimin e tij para Policisë, ai ka dëshmuar se dy persona kanë arritur të futen brenda të shtunën, prej ku kanë marrë para cash, si dhe dukat, në vlerë të madhe.

Sipas tij, të dyshuarit kanë qenë të maskuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 21 korrik

Rrezarta Ramaj

Fëmija i aksidentit tragjik në Istog në gjendje të rëndë, trajtohet në QKUK

KushtrimGuraj

Helmohen disa protestues pranë deponisë në Sferkë, dërgohen për trajtim në spital

KushtrimGuraj