Telenews

Hamiti i reagon Kurtit: Kosova nën sanksione, qenka storie suksesi – çfarë propagande

hamiti-i-reagon-kurtit:-kosova-nen-sanksione,-qenka-storie-suksesi-–-cfare-propagande

Hamiti i reagon Kurtit: Kosova nën sanksione, qenka storie suksesi – çfarë propagande

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj Albin Kurtit dhe VV-së.

Ai ka thënë se Kosova nën sanksione po quhet storie suksesi. Ai këtë e quajti propagandë.

Postimi:

KOSOVA NËN REGJIM SANKSIONESH

QENKA “STORIE SUKSESI”

Kosova e sanksionuar prej BE-së për fajin e tij nga mesi i vitit 2023 – me 600-700 milionë euro më pak për projekte jetike për vendin – është storie suksesi, po i besove propagandës së Albin Kurtit me shokë, që flet për suksese kur dështimet janë kolosale.

Deputeti Albin Kurti po sundon kundërligjshëm prej pranverës. Edhe deputet edhe kryeministër! E ka bllokuar funksionimin kushtetues të institucioneve kryesore të shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë, pothuaj gjatë gjithë vitit sivjet. 2025-shi është vit i humbur për Kosovën!

Suksesi i Kurtit dhe i VV-së së tij me qëndrue ende në pushtet është fatkeqësia e Kosovës. Fituesi i vogël është pushteti i Kurtit, humbësja e madhe është Kosova.

Të ngajshme

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Von der Leyen: Kosova vendos, por e rëndësishme pavarësia e gjyqësorit

Rrezarta Ramaj

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Rrezarta Ramaj