Telenews

Hamza: Koalicioni me VV-në nuk mund të bëhet në asnjë moment pa pajtimin tim

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se nuk mund të ketë koalicion, përfshirë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, pa miratimin e tij.

Hamza ka thënë se duhet të ketë edhe miratim nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e strukturat e partisë.

“Koalicioni i ardhshëm nuk mundet me u bë në asnjë moment pa vullnetin tim. Unë jam kandidat i PDK-së për kryeministër. Pa vullnetin tim, pa vullnetin e kryetarit Krasniqi e strukturave të partisë, nuk mund të ketë koalicion”, ka thënë Hamza në “Pressing”.

“Nuk është në fjalorin tim me vendos barriera, barrikada, mure të bashkëpunim komunikimit me gjitha partitë politikë në Kosovë. Jam i hapur me bisedu me çdo parti politike në Kosovë, me çdo politikan në Kosovë, për çdo temë, po edhe me pi kafe. Por kjo nuk do të thotë se mund të pajtohemi”, ka thënë Hamza.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj