Telenews

Hamza: Pagat do të rriten 50%, pensionet bazike mbi 70%

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se në fillim të mandatit të tij do t’i rris pagat e sektorit publik me 50 për qind.

Hamza tha se në rritjen e pagave prej 50 për qind do të përfshihen mjekët, infermierët, policët, ushtarët, zjarrfikësit, shërbyesit civilë.

“Pagat duhet të rriten dhe në programin tim, jam matur shumë, e kam kalkuluar shumë, e kam thënë dhe i qëndrojë mbrapa se për mjekë, infermierë, mësues, policë, ushtarë, zjarrfikës, shërbyes civilë, rritja do të jetë 50% dhe kjo rritje do të jetë në vitin e parë të qeverisjes”.

“Ideja e sektorit privat, duhet të themelohet Gjykata e Punës, e cila do të merret me zgjidhjen e kontesteve që dalin prej kontratave të punës. Duhet të krijohet Fondi i Papunësisë. Në rast se dikush e humb vendin e punës, jo të jetë i detyruar që të shkojë dhe të kërkojë asistencë sociale, por për 6 muaj derisa të ristrukturohet të jetë i kompensuar së paku me 80 për qind të pagës së fundit”, tha Hamza në “DPT te Fidani”.

Tutje, ai tha se rritje do të ketë edhe për pensionet bazike, për të cilët tha se rritja do të jetë mbi 70 për qind, qysh në fillim të mandatit.

“Përveç rritje të pagave, do të ketë rritje edhe të pensioneve bazike me mbi 70 për qind. Edhe ato vitin e parë të qeverisjes, fillimin e mandatit. E di që edhe në të kaluarën kur kam deklaruar, ka qenë vështirë, ka pasur ballafaqime edhe me institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare, kam besuar në projekt dhe ka dalë se ka qenë mirë. Edhe në të kaluarën kam premtuar 50 për qind rritje të pagave dhe ka ndodhur”, tha ai.

Të ngajshme

Pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Zbulo faktorët dhe mënyrat për të shmangur rrudhat

Erzana Fazliu

Dëshmitë që ‘dridhën’ Hagën vazhdojnë, James Rubin rikthehet sot në Speciale!

Valjeta Turkaj

Shqipëria sot hap edhe 4 kapituj të negociatave për anëtarësim në BE

Erzana Fazliu