Telenews

Vrasja në Ferizaj: Çfarë dihet deri tani?

Mbrëmjen e së hënës, në fshatin Balaj të Ferizajt,  Brahim Ramusa, i moshës rreth 40-vjeçare, u vra pasi u qëllua me armë zjarri.

Burime të Telenews bëjnë të ditur se viktima është qëlluar me katër plumba në stomak dhe nuk i ka mbijetuar plagëve.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit dhe sekuestrimin e armës së krimit.

“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, tha Veseli.

Të ngajshme

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Testohet bateria e “Volkswagen”-it ID.3, rezultatet janë të pabesueshme

Yllka Gashi