Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takimin lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë këtij mandati.
“Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohje të veçantë ambasadorit Guerot për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Francës”, u shpreh kryetari Hamza.
Kryetari Hamza i uroi suksese ambasadorit Guerot në angazhimet e tij të ardhshme, duke vlerësuar lart kontributin e tij.

