Telenews

Hamza viziton Prizrenin: PDK-ja ka qenë dhe do të jetë çdo herë gati për zgjedhje të reja

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar për vizitë në Prizren, ku u takua me të parin e kësaj komune që vjen nga partia e tij, Shaqir Totajn.

Hamza tha se PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe sipas tij është çdo herë e gatshme për zgjedhje të reja.

“Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm”, shkroi Hamza.

Më tej, ai tha se ndryshimin në Kosovë do ta bëjnë me çdo qytetar “që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu”.

 

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani