Telenews

Hani i Elezit: Arrestohet shtetasi italian që kaloi ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas të Italisë, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në territorin e Kosovës.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 15:05 në zonën e Hanit të Elezit. Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Telenews.al.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Italisë, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Institucionet përgjegjëse po vazhdojnë me veprimet e mëtejme ligjore lidhur me rastin./Telenews.al./

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj