Telenews

Hapet konkursi në Qendrën e Studentëve, do të pranohen rreth 4 mijë studentë

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e mbi 4 mijë studentëve.

Kjo qendër përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se konkursi do të jetë i hapur deri më 19 shtator, përcjell Klankosova.tv.

“Studentët e rregullt të UP, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve”.

“Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Për konvikte dhe mensën e QS-së  kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët e rregullt në studime themelore, vendbanimi i të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina”, thuhet tutje në njoftimin e qendrës.

 

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj