Është hapur konkursi për aplikim për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të ShBA-së.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka treguar edhe procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve.
“Nga sot deri më 25 tetor 2022 ju ftojmë të aplikoni për të realizuar ëndrrën tuaj unike për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së. Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit sipas kritereve të Rregullores së FSK-së dhe të Akademisë së Forcave Ajrore, procedurat ankimore, kriteret tjera, dokumentet e kërkuara për aplikim, si dhe udhëzimet se si të aplikoni, qasuni në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org, në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net ku edhe është publikuar shpallja e konkursit. Gjithashtu kandidatët e interesuar duhet të plotësoni formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Mehaj tha se “ky është suksesi ynë i madh i radhës, falë mbështetjes së madhe të aleatëve tanë jetik amerikanë”.
“Falënderim dhe mirënjohje e përhershme për SHBA-në, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Amerikane!”.