Telenews

Haradinaj: Aleanca me vizion të qartë për zhvillim ekonomik dhe për Kosovën pjesë të NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 24-vjetorin e themelimit të Aleancës në Rahovec, ka thënë se e njëjta gjatë kësaj kohe ka gjetur mbështetje masive.

Ai ka thënë se Aleanca e ka vizionin e qartë për ndryshim, zhvillim ekonomik dhe për Kosovën pjesë të NATO-s.

Haradinaj është shprehur se AAK-ja në Rahovec ka ngritur mirëqenien e qytetarëve dhe i ka dhënë “shtysë të fortë” zhvillimit ekonomik.

Kreu i partisë opozitare ka theksuar vullnetin e tij për të vazhduar mbështetjen për Rahovecin.

“Gjithashtu, i sigurova se për vendin po afrohet ndryshimi i madh, për punëtorin e pensionistin, kategoritë e lirisë, e të gjithë qytetarët”, ka potencuar i pari i AAK-së.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj