Telenews

Haradinaj: Asnjëherë s’pata kontakt më me Radoiçiqin prej kur policia e ndoqi nga 2018-ta

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se që nga vitit 2018 asnjëherë nuk ka pasë kontakt me Millan Radoiçiqin, të kërkuarin e Kosovës për agresionin në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ai ka deklaruar se prej atëherë Radoiçiqi ishte në kërkim të shtetit të Kosovës, për vepra të ndryshme penale.

“Millan Radoiçiq është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018, pra Policia e Kosovës. Në atë kohë ka rastisë që kam qenë kryetar i Qeverisë, por këtë se ka bërë Qeveria e Kosovës, por drejtësia e Kosovës e ka bastisur banesën e tij në veri”.

“Prej atëherë Radoiçiqi e ka lëshuar Kosovën, pra është i ndjekur nga drejtësia dhe i ikur në Kosovë. Në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe që nga ajo kohë, që nga ajo bastisje në banesën e tij kryetari i atëhershëm i qeverisë, Ramush Haradinaj, e tani deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i AAK-së, nuk ka komunikim me Radoiçiqin të çfarëdo natyre, dhe kush e ka çfarëdo të dhëne të këtij komunikimi, e lus ta qes publikisht sot e kur të doni”, ka thënë Haradinaj.

Të ngajshme

OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

KushtrimGuraj

Jasharët mohojnë garimin për president pasi Konjufca tha se një emër nga kjo familje do te ishte “konsensus automatik”

KushtrimGuraj

Takimi Haradinaj–Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri dhe integrimi në NATO

KushtrimGuraj