Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk mund t’i ofendojë personat të cilët kanë kenë në luftë.
Teksa tema ishte paga minimale, Haradinaj tha se shefi i Qeverisë duhet t’i fusë edhe veteranët në këtë çështje, përndryshe shtoi se do t’ia tregojë atij vendin.
“I kam duruar të gjitha shpifjet e tij dhe të tyre, ka ndodhur një proces gjqyësor. Por mos luajë më shumë me këto kategori. Mos u tall me to. Ky është kërcënim publik dhe serioz. Po, mos bëj hajgare me këto kategori mo. Kthjellu një herë e përgjithmonë. Të kemi duruar se kemi pasur arsyeje tjera por nuk të durojmë pakufi. Kjo nënkupton se ne i dalim në rrugë këto dhe e i tregojmë se a mund të hyjnë në zyre të vetë mo nëse tallen me këto kategori”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.
Deputeti Haradinaj tha se do ta ‘fryjë’ objektin e qeverisë me luftëtarë të UÇK-së, nëse nuk iu plotësohen kërkesat e tyre, duke paralajmëruar kështu edhe protestë ndaj ekzekutivit.
“S’munden me i lënë këta pa i përfshi në këtë kriter të pagës minimale. Prokuroria ta gjen nëse është fals njo, le ta heq individin, por s’mund me i vonon ti këta, s’mund me i thonë këtyre s’mundemi me i përfshi kriter të pagës minimale se i keni listat e fryme, se atëherë ia fryjmë përnime përreth Qeverisë”, shtoi ai.
“Nëse shkon asaj rruge, do t’ia tregojmë vendin. Nëse nuk i përfshinë kategoritë e lirisë në pagë minimale, do të përballet me kategoritë e lirisë në rrugë, përfshirë dhe mu. Personalisht ka me dalë”.