Telenews

Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transporti ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, siç thuhet në njoftim, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm –

KushtrimGuraj

Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët –

KushtrimGuraj

Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje –

KushtrimGuraj