Telenews

Haradinaj i shkon në zyrë kryetarit nga radhët e PDK-së, e dekoron dhe e quan shembull

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në qytetin e Mitrovicës. Gjatë kësaj vizite, Haradinaj është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza.

Haradinaj ka publikuar disa fotografi me Hamzën dhe ka shkruar se me të ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj.

Të parin e Mitrovicës, Haradinaj e quajti shembull.

“Me Kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje”, ka shkruar Haradinaj.

Në fotografitë e publikuara, shihet se kryetari i AAK-së e dekoron Hamzën.

Të ngajshme

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi

Policia në Shtime reagon me profesionalizëm gjatë shuarjes së zjarrit në Belinc

Yllka Gashi