Telenews

Haradinaj i shkruan Kurtit: Me urgjencë pranoje kërkesën e ShBA-së për afatin e targave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti për ccështjen e afatit të targave dhe gjendjen e sigurisë në veri.

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që sa më shpejt të pranojë kërkesën e ShBA-së për shtyrjen 10 mujore për afatin për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS.

“Me shqetësim po e përcjell situatën e sigurisë në veri të vendit, pas vendimit tuaj të fundit për targat. Askush, as brenda Kosovës e as partnerët tonë ndërkombëtar nuk e konteston të drejtën e Kosovës për të zbatuar ligjin në mbarë territorin e vendit. Por, momenti aktual është i ndjeshëm dhe kërkon maturi e gjakftohtësi, në mënyrë që të mos rrezikohet procesi drejt Marrëveshjes Finale mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Prandaj, ju kërkoj që me urgjencë të pranoni kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpreni veprimet që keni marrë deri tani për zbatimin e vendimit në fjalë. Njëkohësisht ju kërkoj që deri në Marrëveshjen Finale, të mos ndërmerrni asnjë veprim që e rrezikon sigurinë e vendit në cilën do pjesë të tij, pa koordinim në plotni me Shtetet e Bashkuara. Ju inkurajoj që të kërkoni ndihmën e Këshilltarit Nacional për Siguri të presidentit Biden, z. Jake Sullivan për të qartësuar dhe saktësuar veprimet që shtensionojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon, deri në Marrëveshjen Finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj në këtë letër.

Të ngajshme

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Donat Hashani

Për pesë vende pune në Fushë Kosovë, konkurruan 67 mjekë

Donat Hashani

Hamza në Prizren: Jemi bashkuar këtu për një betim për familjet tona, për të ardhmen tonë

Erzana Fazliu