Telenews

Haradinaj: Këto janë 11 dështimet e Albin Kurtit për 12 muaj qeverisje

Qeveria Kurti II, sot i ka mbushur një vit qeverisje.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar siç ka thënë dështimet e Kurtit dhe premtimet që ka shkelur gjatë këtyre 12 muajve.
“Dështimet e njeriut që i ka shkelur premtimet e veta e që është distancuar nga populli”, ka shkruar Haradinaj.
1. Dështimi në miratimin e ligjit të pagave;
Prej se e ka marrë detyrën e kryeministrit, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, ka ngecje në shtimin e të hyrave për qytetarët. Qytetarët marrin aq sa kanë marrë para një ose dy viteve, e çmimet janë rritur në mënyrë enorme.
2. Dështimi në fushën e energjisë;
Ndalja e projektit të gazsjellësit amerikan. Vendnumërimi në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike. Shtrenjëtimi enorm i energjisë elektrike. Pagesa e dhjetëra milionë eurove për energjinë e qytetarëve serb në veri.
3. Kapja e bordeve dhe institucioneve të pavarura;
Nepotizmi në shkallë shqetësuese në politikën e punësimeve.
4. Menaxhimi i keq i pandemisë;
Në muajt e parë shkalla tejet e ulët e vaksinimit të popullsisë. Mbyllja pa kriter e gastronomisë. Mbajtja e orës policore përtej çdo kriteri dhe arsyeje. Paketat e ndihmës ekonomike në kohën e pandemisë, pa asnjë efekt në rehabilitim të pasojave të saj.
5. Vazhdimi i dialogut pa koncept me Serbinë. Dialog i nivelit teknik nga i cili Kosova nuk përfiton asgjë;
6. Menaxhimi jo profesional i situatave të sigurisë të krijuara në veri;
Ekspozimi i policëve të Kosovës deri në përulje përballë bandave kriminale në veri.
7. Dhënia e dhjetëra tenderëve njëburimor, që është shndërruar në model të korrupsionit;
8. Dështimet në politikën e jashtme  Mos anëtarësimi i Kosovës në asnjërën prej organizatave ndërkombëtare, mungesa e njohjeve, tërheqja e ambasadorëve pa asnjë shpjegim dhe lënja bosh e vendit të tyre për muaj të tërë. Plus skandale të njëpasnjëshme.
 9. Qëndrimi i tij për luftën për liri dhe njëjtësimi i arkivave të Serbisë që kanë mijëra dosje të krimeve monstruoze kundër shqiptarëve me arkivat që nuk ekzistojnë të UÇK-së;
10. Fushata sistematike institucionale kundër fjalës së lirë, mediave dhe gazetarëve. Margaritari i fundit i kësaj fushate është deklarata e shefit të stafit të kryeministrit, se si disa media janë ndërmarrje të kriminalizuara;  
11. Dështimet në garantimin e pavarësisë së gjyqësorit;
Tendenca në rritje për të vendosur kontroll në mënyrën e përzgjedhjes së kryeprokurorit. Me ligjin aktual kryeprokurori zgjidhet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Tendenca e kryeministrit është që t’i mbivotojë anëtarët e këtij këshilli, duke zvogëluar numrin e tyre nga 13 sa janë aktualisht në 7, e të tjerët t’i marrë sipas modelit të tij, laikë, nga Avokati i  Popullit apo Kuvendi. Model që nuk e kanë as vendet e rajonit e as të BE.
Kryeministri përzihet pikërisht në kohën kur duhet të zgjidhet kryeprokurori, me modelet e tij, se si duhet të jetë ai. Kjo nuk është punë e kryeministrit.
Ka edhe shumë dështime të tjera, kategori në vete, që janë edhe më shumë se dështime, por gabime ordinere, si:
– Kërkesa qesharake e Kurtit në Bruksel për shndërrimin e CEFTA-s në SEFTA
– Deklarimi pa sqarim se Kosova e mbështet një Asociacion gjeografik
– Qëndrimi skandaloz që Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka obligime juridike për Kosovën.
– Shfuqizimi i marrëveshjeve me komuna dhe heqja e mjeteve të parapara me buxhet
– Zvogëlimi i subvencioneve për bujq, vonesa e realizimit të tyre dhe realizimi parcial. Zvogëlimi i subvencioneve direkte për vreshtarë prej 1000 në 400 euro
– Heqja dorë nga rivendosja e reciprocitetit me Serbinë pavarësisht se ishte premtim elektoral i VV
– Nisma e pastudiuar për padi ndaj Serbisë për gjenocid qe mund te na kthehet në humbje…..
Ndyshe, Qeveria aktuale e Kosovës është formuar më 22 mars të vitit të kaluar, duke pasuar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat Vetëvendosja e Kurtit ka dalë e para.
Lëvizja Vetëvendosje, lider i së cilës është kryeministri aktual, Albin Kurti, ka fituar 50.28 për qind të votave.
Kjo parti ka 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Të ngajshme

Gërvalla: Mësimi i gjuhës shqipe nga diaspora, detyrim kombëtar

Erzana Fazliu

Marredheniet e tensionuara mes Oltes dhe Milaimit në Big Brother

Erzana Fazliu

Fundi i mandatit: Kurtit i mbesin 96 çerdhe veç në letër – Nagavci hedh fajin te komunat e opozitës

Erzana Fazliu