Telenews

Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët e luftës Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot.

Sipas tij, ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika.

Postimi i tij i plotë:

Arben e Luan Qerimaj, u rritën nën frymën patriotike e atdhedashëse, të inspiruar nga familjarët e tyre që ishin gjatë gjithë jetës në luftë me armikun. U bashkuam sot në Gllogjan, në nderim e kujtim të luftëtarëve më të zotë që kishte Dukagjini, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi.

Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, ne kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur.

Lavdia u takon të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut!

Të ngajshme

Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rrezarta Ramaj

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj