Telenews

Haradinaj me premtime të forta nëse i fiton zgjedhjet

Kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës.

Haradinaj ka përsëritur zotimin për dyfishimin e pagave në sektorin publik.

“Bisedë e sinqertë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, të cilëve i prezantova ofertën tonë për Kosovën fituese. Ka vetëm një zgjidhje: Dyfishim i pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, baraz me pagën minimale në vlerë prej 500 euro. Ky është zotim i yni të cilin do ta bëjmë realitet që në ditët e para gjatë mandatit qeverisës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se do ta rikthejnë dialogun social qeveri- sindikatë dhe Kontratën Kolektive.

“Programi ynë ofron zgjidhje konkrete dhe të realizueshme. Do të rikthejmë dialogun social qeveri – sindikatë dhe Kontratën Kolektive, do ta amandamentojmë Ligjin për organizmin sindikal në mënyrë që sindikatave t’i fuqizojme rolin e tyre në ndërtimin e politikave qeverisëse, do të bëhet implementimi i ligjit për pensionistët kontributdhënës për të punësuarit pas luftës së vitit 1998-99”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka shtuar se plani për Kosovën Fituese është garancë për ta rikthyer dinjitetin e punës.

“Plani ynë për Kosovën Fituese është garancë për të rikthyer dinjitetin e punës, për të ndaluar largimin e kuadrove profesionale nga vendi dhe për të ndërtuar një Kosovë që ofron shpresë për të gjithë. Kosova Fituese është projekti që i duhet vendit tonë sot”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngajshme

Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

Rrezarta Ramaj

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Shifra shqetësuese të dhunës në familje, raste të shumta raportohen brenda 24 orëve

Rrezarta Ramaj