Telenews

Haradinaj në mbështetje të fermerëve: Institucionet të reflektojnë, t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre dhe të kompensojnë dëmet e shkaktuara

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar në mbështetje të protestës së fermerëve, duke e cilësuar gjendjen në sektorin e qumështit si të dhimbshme dhe shqetësuese.

Në reagimin e tij, Haradinaj ka thënë se pamjet e derdhjes së qumështit nga fermerët në lumenj dhe në rrugë janë pasojë e vështirësive në shitjen e prodhimit të tyre, duke theksuar se fermerët po detyrohen të ndërmarrin veprime ekstreme në shenjë proteste.

Ai ka kritikuar qeverinë në detyrë për qasje armiqësore ndaj prodhuesit vendor, duke shtuar se kjo qasje po godet drejtpërdrejt fermerin, familjet e tyre dhe ekonominë e vendit.

Haradinaj u ka bërë thirrje institucioneve që të reflektojnë, t’i marrin seriozisht kërkesat e fermerëve dhe të kompensojnë dëmet e shkaktuara, duke theksuar se ata duhet të trajtohen si partnerë në zhvillimin ekonomik të vendit, e jo si kundërshtarë.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj